Home ELBASANI SOT VIDEO/ “22 VJET NË 22 MINUTA” FG konferencë për barazinë gjinore

VIDEO/ “22 VJET NË 22 MINUTA” FG konferencë për barazinë gjinore

19

Forumi i Gruas Elbasan zhvilloi sot konferencën “22 vjet në 22 minuta” e cila kishte si qëllim të tregonte rrugëtimin e 22 viteve të ofrimit të shërbimeve për vajzat dhe gratë të mbijetuara nga dhuna. Kjo konferencë pati një rendësi të veçantë në ndarjen e një eksperience shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve me mbështetjen e partnerëve strategjikë dhe bashkëpunimin me institucionet kombëtare dhe lokale.

Gjatë këtij aktiviteti, FGE u prezantua një dokumentar i shkurtër që portretizoi arritjet dhe sfidat e organizatës gjatë 22 viteve të ofrimit të shërbimeve konkrete për gratë dhe vajzat, të mbijetuara të dhunës në familje. Historitë e treguara nga vetë grate hedhën dritë mbi vështirësitë, përpjekjet dhe arritjet përgjatë viteve me mbështetjen e FGE dhe aktorëve kombëtarë dhe lokalë. Sinkron Në këtë konference nuk mungoi dhe një soliridalizim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fier kur u mbajt 1 minut heshtje nga të gjithë .Egnatia news