Më shumë se 10 banesa nga Fushë-Kruja e zonat përreth  kanë qenë subjekt kontrolli nga ana e forcave RENEA me qëllim kapjen e Sadik Llanit.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij pasi edhe në banesën e Sadik Llanit nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Hetuesit dyshojnë për përgatitje ushtarake të autorit dhe për këtë fakt është vlerësuar ndërhyrja e RENEA-s në operacion.

Forcat elitë kanë kontrolluar edhe banesën e autorit, por nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Mësohet se shënjestra Ardian Baloshi qëndronte vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes, në një banesë private.

Me një makinë tip “Benz”, autori ka qëlluar në distancë duke qëlluar drejt Ardian Baloshit dhe duke u afruar me makinë ka nisur të qëllojë në breshëri.

Viktima pasi u plagos në afërsi të lokalit ka vrapuar drejt parkimit të lokalit ku edhe aty është qëlluar duke ndërruar jetë në vend.

GEAM Sh.p.k