Laert Haxhiut i është kapur sërish telefon në burgun e Drenovës.
Operacioni, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, u krye në orën gjashtë të mëngjesit në burgun e Drenovës.
Në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, nën akuzë nga SPAK, u gjet një telefon që dyshohet se i përket atij.
Telefoni i është sjellë menjëherë SPAK për ekspertizë.






