Gjykata e Durrësit ka lënë në ‘arrest shtëpiak’ Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, të cilët u arrestuan tre ditë më parë me një sasi të madhe valute euro që dyshohet se ishin grabitur në bankat e BE-së.
Policia njoftoi se në automjetin në të cilën ndodheshin dy shtetasit u gjetën 80 mijë euro, që dyshohet se ishin vjedhur në banka të shteteve BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.
Sipas asaj që raportoi më herët gazetari Leonidha Musaj, dy të ndaluarit dyshohet se i kanë marrë paratë nga persona të tjerë që kanë realizuar grabitjet jashtë vendit dhe do t’i shisnin tek të tjerë./abcnews.al