Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”.

Firma njoftoi lançimin e funksionit në një postim pothuajse të pavënë re në Facebook, duke deklaruar se ata duan t’i bëjnë platformat “një përvojë të mirë për të gjithë”.

Më pas ata deklaruan se përmbajtja politike nuk do të kufizohet vetëm tek përdoruesit që ndjekin një faqe të caktuar, por algoritmi do të kufizojë që një përmbajtje e tillë të shfaqet tek përdoruesit që nuk ndjekin një faqe të caktuar.

Sipas përkufizimit të përmbajtjes politike në vetë aplikacionin, thuhet se kjo zakonisht i referohet “qeverive, zgjedhjeve ose temave sociale që prekin grupe njerëzish dhe/ose shoqërinë në tërësi“.

Kjo raportohet se ndikon në sugjerimet në skedat “Eksploro”, rekomandimet e furnizimit dhe përdoruesit e sugjeruar.

Opsioni i kufizimit aktivizohet automatikisht në profile, por ka edhe një mënyrë për ta fikur. Si ta bëni, shihni këtu:

Kujtojmë që prej vitit 2021 Meta ka përmbajtje të kufizuar politike në Facebook./abcnews.al