Një grua u diagnostikua me një kancer të pashërueshëm pasi zbuloi një gungë në pjesën e pasme të këmbës së saj ndërsa ishte duke u larë.

Geeta Patel, 25 vjeçe, nga Wynyard është martuar kohët e fundit dhe u zhvendos në një shtëpi të re, por në Shtator 2020 bëri zbulimin shqetësues. Pasi kërkoi këshilla nga një mjek, bëri analiza dhe asaj iu tha se ishin gjetur dëmtime të dyshimta

Unë isha në dush një natë dhe ndjeva një gungë në pjesën e pasme të këmbës sime, ishte sa madhësia e një topi golfi.  Nuk kisha ide se çfarë ishte kështu që menjëherë thirra mjekun tim. Ata bënë analiza dhe më thanë se kishin gjetur lezione të dyshimta. Pas testeve të mëtejshme unë u diagnostikova me një kancer të rrallë të quajtur Alveolar Soft Part Sarcoma. Fatkeqësisht pas më shumë hetimesh u zbulua se ishte përhapur në të dy pjesët e mushkërive të mia dhe ato nuk mund të funksiononin mirë”, ka treguar Geeta për një media të huaj.

Geeta më pas iu nënshtrua një operacioni të vështirë në këmbën e saj të djathtë në Spitalin Freeman të Neëcastle për të hequr gungën, me kirurgët që i  hoqën pjesën më të madhe të muskulit të kërcit. Më pas ajo bëri 30 seanca radioterapie intensive në zonën ku ishte gunga, duke e lënë të paaftë të ecte siç duhet për muaj të tërë. Ndërsa po merrte trajtim, Geeta iu tha lajmi se kanceri i saj është i pashërueshëm.

Diagnoza erdhi në mes të pandemisë globale dhe e bëri Geeta të ndjehej e frikësuar, por fatmirësisht ajo mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga burri i saj Ankush, 30 vjeç. Geeta shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për njerëzit për të kontrolluar gunga dhe të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave të tjera paralajmëruese.

“Doja të rrisja ndërgjegjësimin për gjëra të tilla pasi as që e dija që mund të kisha gunga në këmbë, veçanërisht në këtë moshë. Grave u thuhet të kontrollojnë për gunga në gjinj, por askush nuk ju paralajmëron për këtë. Unë po përpiqem që të ruaj qetësinë time, të shkoj me pushime sapo të hiqet bllokimi nga pandemia dhe të shijoj jetën sa më shumë të jetë e mundur. Po mendoj pozitivisht dhe shpresoj për një mrekulli”, është shprehur Geeta