Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës për shitblerje votash në Himarë. Mes të arrestuarve është edhe kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fredi Beleri.

Burime bëjne me dije se operacioni është kryer nga SPAK. Sipas informacionve nga struktura antikorrupsion, Fax news mëson se ishte marrë informacion se në Himarë persona të ndryshëm që kundrejt shumave montare siguronin vota.

Pas hetimeve proaktive të SPAK dhe vëzhgimeve në terren nga Agjente të byrosë kombetare të hetimit u siguruan prova për kete veper penale, ndërsa mbrëmjen e djeshme u krye dhe operacioni ku të paktën tre persona fillimisht u shoqëruan në komisariatin e Himarës e më pas do transferohen në Tiranë ku do përballen edhe me akuzat. Pritet që në vijim Spak të dalë me njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Beleri është vënë në pranga jashtë ambienteve të lokalit në pronësi të tij në Himarë./Faxweb.al