Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me dënimin e muzikantit Boiken Lako, pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.
Gjatë një konference për shtyp, ai e konsideroi të paprecedentë dënimin, pasi nuk pranoi t’i bënte këngë socialistëve.
Sakaq, Berisha shprehu solidaritetin dhe dënoi me ashpërsinë më të madhe këtë vendim.
“Dënimi për Bojken Lakon. Një kat i paprecedentë. Një urrejtje ndaj një këngëtari të mirënjohur. Se ai nuk pranoi ndonjëherë t’i thurë këngë brendit. Ai qëndroi këngëtar i pasioneve dhe idealeve të tij. Pasardhës i një artisti të shquar shqiptarë. Në artin skenik të vendit. Gjetën ta dënojnë tre vite burg se hapi një dritare pa leje. Në një kohë ku ndërtohen kate mbi akte pa leje. Shpreh solidaritetin tim dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim. Dëshmi e shëndërrimit të Drejtësisë në degë ekzekutivi dhe hakmarrje primitive të Edi Ramës ndaj një zëri aq të dashur si Bojken Lako.”, tha ai