Ministria e Brendshme  ka reaguar në lidhje me aksionin e përbashkët policor të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës në pikën Kufitare të Morinës për korrupsion.

Ministri Bledi Çuçi në reagimin e tij thekson se ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, ka thënë ai.