Kryetari i PSD qarku Elbasan Erion Murataj ka përkrahur banorët e lagjes 5 maji në qytetin e Elbasanit në shqetësimin e ngritur prej tyre për mungesën e infrastrukturës në rrugën “Vasil Kamami” .
Përmes një shkrese banorët kanë kërkuar nga këshilltari i PSD Erion Murataj të transmetoj në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak shqetësimin e tyre për infrastrukturën për të cilën vuajnë prej më shumë se 30 vitesh!
Në rrjetet e tij sociale Murataj shkruan:
“I’u drejtova sot Këshillit bashkiak Elbasan i autorizuar nga banorë të lagjes #5maj #Elbasan lidhur me harresën 30 vjeçare të 50 m rrugicë që afekton afro 70 banorë dhe disa biznese .
Unë i kuptoj prioritetet për të lëshuar satelitin Albania 3 por 30 vjet janë si shumë për taksapaguesit të cilëve administratori i njësisë i ka bërë SKIP”.
#misionivazhdon #me #qytetarët #për #elbasanin