Gjykata e Elbasanit ka dhënë  masën e  sigurisë për dy personat të cilët akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme te shendetit mendor

Gjykata ka vendosur “Arrest shtëpie” deri në sqarimin e plotë të ngjarjes për Rexhep Balla, ndërkohë për të akuzuarin tjetër B.Jollen është vendosur masa “Arrest me burg”.

Jolla para oficereve të policisë ka deklaruar se e kane zhveshur 31 vjeçarin.

Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u be nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit ku dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë kush janë autoret.