Ditën e sotme policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin Kolë Gecaj, i cili ishte shpallur në kërkim 3 ditë më parë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një grua si dhe i ka plagosur me thikë të birin brenda në banesën e saj.
Gecaj gjithashtu ka qenë i dënuar edhe më parë për ngecim seksual, posedim të lëndëve narkotike dhe vjedhje. 30-vjeçarin ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një 48-vjeçare dhe në përleshje e sipër ka plagosur me thikë në dorë djalin 25-vjeçar i cili ka mbrojtur nënën e tij.
Gecaj vëzhgon femrat dhe kur i sheh që ato janë vetëm, u hyn në shtëpi dhe i sulmon me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Ai ishte liruar nga burgu në shtatorin e vitit të shkuar, ku kishte kryer dënimin me dy vite burg për veprën penale për ngacmim seksual dhe vjedhje.