A kanë hyrë mutacionet e Covid-19 në Shqipëri? Dërgohen në Gjermani mostrat për rastet e dyshuara. Silva Bino: Qytetarët të tregohen të sinqertë

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, gjatë inspektimit të pikës së testimit të shpejtë në Qendrën Shëndetësore nr.8 në kryeqytet, deklaroi krahas punës për kryerjen e testimit PCR në vend, disa mostra janë dërguar për verifikim jashtë vendit, me qëllim identifikimin e mutacioneve të reja të Covid-19. Bino deklaroi se mostrat e para janë dërguar në Institutin Charite në Berlin dhe priten përgjigjet për të parë nëse mutacionet e Covid janë të pranishme në vendin tonë.

Është shumë e rëndësishtme që krahas rritjes së numrit të testimeve të shpejta është e rëndësishme të rritet dhe numri i testimeve PCR. Ne jemi duke punuar dhe me institucione të tjera duke shfrytëzuar dhe teknika dhe metoda të reja të ardhura nga kolegë të tjerë për identifikimin jo saktësisht të variantit por që kemi të bëjmë me diçka të re. Po bëhen gati mostrat për t’u dërguar pranë Institutit në Charite në Berlin. Krahas punës së testimeve me PCR, do të vijojë dhe puna për dërgimin e mostrave jashtë në lidhje me identifikimin e çdo variant të ri që të kapen në kohë. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë dhe të tregohën të sinqertë mbi udhëtimet që kanë kryer pasi ndihmojnë në procesin e hetimit”, tha Silva Bino.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu: Qendra Shëndetësore nr. 8 Tiranë – Ministrja Ogerta Manastirliu në pikën e re të testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore nr. 8 në Tiranë, e hapur rishtazi për t’ju përgjigjur nevojave për testimin në komunitet, në kohë dhe me cilësi.

55 pika testimi në vend, me ekipe të mirëtrajnuara po vijojnë punën pa u ndalur për të identifikuar dhe izoluar në kohë të prekurit nga COVID19, ndërsa po punohet intensivisht me strukturat e shëndetit publik dhe institutet homologe europiane për identifikimin e varianteve të reja të koronavirusit në vend.

Foxnews.al