Një turist i huaj ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës këtë të mërkurë.
Policia tha se 33-vjeçari, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore.
Më pas ai ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.