Një 35 vjeçar nga Kamza është prangosur nga Forcat Shqiponja në afërsi të Shijakut, pasi më herët gjatë ditës së sotme ishte konstatuar nga patrulla në autostradën Durrës-Tiranë me armë dhe heroinë në makinë. Sadik Canaj ka tentuar të korruptojë policët dhe kur ka dështuar, ka “shkelur gazin”.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e tjera dhe ky shtetas është prangosur në afërsi të Shijakut. Gjatë kontrollit fizik, Sadik Canajt iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash.

Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit:

Bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që udhëtonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike, në automjet, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në autostradën Durrës – Tiranë, automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. C.

Drejtuesi i automjetit, për t’iu shmangur kontrollit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë dhe më pas është larguar me shpejtësi në momentin që punonjësit e Policisë do ta shoqëronin në Komisariatin e Policisë. 

Pas ndjekjes nga shërbimet e tjera të Policisë, ky shtetas është kapur në Shijak, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash. 

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt