Një 35-vjeçare është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur një punonjës të Policisë.
Uniformat blu të Tiranës bëjnë me dije se shtetasja E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, është ndaluar nga një efektiv i Policisë Rrugore, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet.
Pas kësaj e reja është konfliktuar me punonjësit e Policisë, duke goditur një prej efektivëve.
“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës“, njofton policia.