Enca Haxhia është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar, por kur bëhet fjalë për jetën private ajo është treguar shumë e rezervuar. Autorja e hitit “Bow Down” ka zhvilluar një fundmi me ndjekësit në Instagram një lojë me “thashetheme”, ku ka vendosur të flasë dhe për lidhjen e shumëpërfolur me një reper shqiptar.

“Je në një lidhje me një reper shqiptar”, ka shkruar ndjekësi, pyetje së cilës Enca i është përgjigjur: “False. Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”, është përgjigjur ajo.

Ndërkohë, pyetjes nëse do të donte të bëhej nënë, Enca iu përgjigj me “Po” duke shtuar më tej se kjo nuk është në planet e saj të afërta. Gjithashtu, Haxhia pranoi se vazhdon të jetë single. Përsa i përket muzikës, kujtojmë që projekti më i fundit i saj është “Break Down”, një duet me Don Xhonin. /abcnews.al