Një mesazh mjaft të fuqishëm ka përcjellë në protestë edhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță. Duke vendosur qeleshen në kokë si simbol respekti, ai bëri një paralajmërim historik për fundin e pushteteve të korruptuara, duke ndarë eksperiencën e tij personale nga rënia e diktaturës në Rumani dhe rrugëtimi i ngjashëm i popullit shqiptar.

“Mirëmbrëma Shqipëri! Jam zv.president i PE-së, por jam biri i një bariu që ka rritur dele në Rumani. Këtu ndihem në Shqipëri, Shqipëria është kombi ynë motër. Isha 9 vjeç kur pashë Çausheskun të bjerë nga qeveria. Ju duhet të prisnit edhe pak që të binte Enver Hoxha. Por nuk keni pse duroni diktaturën më, mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion!” deklaroi Ștefănuță.

Zyrtari i lartë i PE-së tregoi sesi lëvizjet qytetare që nisin për kauza mjedisore shndërrohen në valë të pandalshme kombëtare e europiane, duke i bërë thirrje shqiptarëve të mos dorëzohen përballë presioneve dhe të kuptojnë forcën që kanë në duar.

“Unë kam organizuar një protestë që nisi si ambientaliste në Rumani, por më pas erdhën të gjithë njerëzit, edhe kundër korrupsionit, erdhi edhe diaspora! Nuk ishte thjesht një protestë ambientaliste, por një protestë evropiane! Unë ju sfidoj kur ju thonë se energjia do ju mbarojë, mos i besoni, fuqia e vërtetë është me ju! Kur njerëzit janë me nerva, këmbët e politikanëve vdesin; politikanët vdesin kur njerëzit janë gjallë.”

GEAM Sh.p.k