Home SPORT 36-vjeçari që nuk njeh limite/ Ronaldo renditet si një nga futbollistët më...

36-vjeçari që nuk njeh limite/ Ronaldo renditet si një nga futbollistët më të shpejtë në ‘Premier League ‘

15

Cristiano Ronaldo arriti një shpejtësi prej 32.5 kilometrash në orë gjatë garës së tij në shënimin e golit të dytë në fitoren e djeshme të Manchester United ndaj Neëcastle me rezultat 4: 1.

Sulmuesi portugez bëri debutimin e tij përsëri për klubin pasi u largua nga Manchester para më shumë se 12 vitesh dhe u transferua në Real Madrid.

Ronaldo drejtoi Manchester United dhe arriti të shënojë dy gola në kthimin e tij në Old Trafford.

E gjitha filloi me golin e tij të parë pak para përfundimit të pjesës së parë, dhe Neëcastle u përgjigj shpejt pasi Javier Manquillo barazoi rezultatin pas pushimit.

Pavarësisht viteve, shpejtësia e regjistruar e Ronaldos e renditi atë ndër lojtarët më të shpejtë në Premier League pasi Adam Armstrong, Adam Traore dhe Wilfried Zaha ishin më të shpejtët këtë sezon me shpejtësi 35.6, 35.5 dhe 35.2 kilometra në orë.