Një person i dëmtuar rëndë është paraqitur mbrëmjen e 18 janarit në spitalin në Sarandë.
39 vjeçari ka dëmtime të rënda në fytyre e trup, thyerje të hundes, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht.
I dhunuari është identifikuar si Gentian Omeri, 39-vjeç nga fshati Verve, Bashkia Konispol. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë por ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.