Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë 24 h të fundit nga reshjet e dëborët të cilat kanë rënë kryesisht në zonat malore. Sasia më e madhe e dëborës është regjistruar në njësinë adm të Stëblevës në bashkinë e Librazhdit ku trashësia arriti deri paraditen e sotme në 15 cm. Po ashtu reshje dëbore me intensitet më të ulët ka pasur në njësitë Fushë Student të bashkisë së Librazhdit, Gjinar, Labinot Mal dhe Funar të bashkisë së Elbasanit. Në Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit ka prezencë bore. Reshjet e dëborës kanë mbërritur dhe në Sopot.Nuk kanë munguar flokët e parë të dëborës në Bashkinë e Gramshit ku bora ka rënë në fshatrat Lenie dhe Kukurit. Sa i takon këtyre bashkieve në asnjë prej tyre nuk është raportuar për bllokime rrugësh por vetëm për vështirësi në qarkullim me automjetet ndaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në bashkinë e Prrenjasit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e djegies së transformatorit fshatrat Qukës dhe Rrajcë, gjithashtu fshati Tunjë në bashkinë e Gramshit. Sa i takon nivelit të ujit në lumin Shkumbin mbetet në kuota normale dhe deri më tani nuk paraqet probleme.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë./Egnatia news