Ditën e sotme, kur lëvizja qytetare ka shënuar ditën e saj të 40-të radhazi të rezistencës, një i ri protestues ka mbajtur një fjalim të fortë përpara Kryeministrisë, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt gjuhës denigruese të përdorur nga kreu i qeverisë Edi Rama.
I riu ka sqaruar arsyen se pse qytetarët zgjodhën pikërisht flamingon si simbol të kësaj kryengritjeje, duke hedhur poshtë me ironi etiketimeve e bëra nga ana e kryeministrit.
“Na thonë sorra e korba. Ne jemi flamingo dhe ndaj kemi zgjedhur atë simbol, sepse ato shpendë qëndrojnë gjithnjë bashkë dhe janë paqësore, siç jemi ne dhe kemi qenë që në fillim. Është e kotë që përpiqeni të bëni justifikime,” deklaroi ai nga tribuna mes duartrokitjeve të turmës.
Më tej, aktivisti ka kritikuar hapur ministrin Blendi Gonxhe, duke e bërë përgjegjës për skandalin e fundit të financimit të koncertit të Kanye West me miliona euro nga buxheti i shtetit, në një kohë kur vendi lëngon nga mungesa e shërbimeve bazë.
“Ky është skandali më i madh që keni bërë ndonjëherë! Nëse fondet nuk përdoren për shqiptarët, janë të kota, janë jo legjitime. Nuk talleni dot me mundin tonë, me punën e ndershme të shqiptarëve,” përfundoi protestuesi i ri.






