Nuhatja është një shqisë ndryshe nga të tjerat, e nënvlerësuar po aq sa shija mbivlerësohet. “Rreth 80% e shijeve që ne mendojmë se perceptojmë me anë të shqisës së të shijuarit, në fakt vijnë tek ne falë nuhatjes’, shprehet Roberta Deiana, autore e ‘Atlasit të Aromave të Rizbuluara (Harpercollins).’ Ndjesia e nuhatjes është e pakapshme dhe misterioze, pothuaj magjike dhe me dy superfuqi: e para është befasia, pra vjen kur nuk e pret, shfaqet papritur dhe prania e saj bëhet gjithëpërfshirëse; së dyti është emocion sepse çdo aromë që duam lidhet me një gjendje shpirtërore, një kujtim, një memorie, ‘një përvojë emocionale që-shton Deiana-shpaloset në gjithë intensitetin e saj pa e kuptuar as që e kemi’.
Gratë janë më të ndjeshme ndaj aromave thjesht sepse u kushtojnë më shumë vëmendje, veçanërisht në ditët Nertile të ciklit të tyre, ose sepse janë mësuar më shumë të lidhen me emocionet e tyre më të thella.
Dy kuriozitete; ndërsa meshkujt janë ata që adhurojnë aromën e rrobave të lara, një erë që femrat pëlqejnë shumë, është ajo e benzinës.
Le të kalojmë tani tek 5 aromat që gratë adhurojnë më shumë:
#1 Aroma e bukës. Aroma e bukës së sapo pjekur lidhet me rrënjët kulturore e shpiërtërore të Italisë e gjithë Mesdheut, historinë, familjen, përmbushjen e urisë, ndjenjën e komoditetit.

#2 Aroma e detit. Në vend të dytë është aroma e detit e cila lidhet me imazhin e pushimeve, momentet e qetësisë verës, lirisë. Kjo aromë është qetësuese, na karikon me energji pozitive, pak euforike dhe një anti-stres natyral.

#3 Aroma e shiut. Në vend të tretë është aroma e shiut. Kjo aromë buron nga terreni i lagur, kur një vaj esencial i tokës çlirohet në kontakt me shiun. Na pëlqen sepse na çon në lidhje të forta intime me natyrën, na bën të kuptojmë fragmente të sekretit mbi kuptimin e jetës sonë.

#4 Aroma e kafesë. Kjo aromë lidhet me idenë e rizgjimit dhe energjisë së mëngjesit. Gjithashtu, pas drekës është një stimul për t’iu rikthyer punës. Na bën të ndihemi më të fortë dhe dinamikë.

#5 Aroma e jaseminëve. Aroma e jaseminëve lidhet me ardhjen e pranverës, freskinë, relaksin e na bën të ndihemi mirë me botën.

