A ka smartphone-i yt kamera të fuqishme? A mund të zgjasë mjaftueshëm bateria e smartphone-it për të ndjekur stilin tënd personal? A mund të thuash me besim se smartphone-i yt ka një ekran të shkëlqyer? Nëse i je përgjigjur jo ndonjë prej këtyre pyetjeve, është koha për t’u përmirësuar!

Telefonat e rinj inteligjentë Samsung Galaxy “Awesome” – Galaxy A72 dhe Galaxy A52 janë aktualisht pajisjet më cool! Pavarësisht nëse ka të bëjë me postimin e një selfie perfekte në Instagram apo kapjen e trendit tjetër më të njohur në TikTok, smartphone-i yt Galaxy A është çelësi për të dominuar botën e mediave sociale.

Pse janë kaq popullorë këto smartphone? Le të zbulojmë arsyet.

1. Një ftesë për të gjitha mbretëreshat e TikTok dhe Instagram

Smartphone-t e rinj Galaxy A kapin foto dhe video me cilësi profesionale, dhe shpejtësia dhe fuqia e kamerës me katër ndarje 64MP kap me lehtësi edhe detajet më të vogla. Për ta bërë selfie-n tuaj me të vërtetë të shkëlqyeshme, mund të përfitosh nga  30 filtra të ndryshëm që janë në dispozicion të bazuara në inteligjencën artificiale, për të mbledhur pëlqime pafund. Pse të mos përdorësh të gjithë filtrat për një video fantastike në TikTok?

2. Thuaj lamtumirë fotografive me cilësi të ulët

Kap çdo detaj të skenave të natës me Night Mode. Nëse nuk je i sigurt nëse do të kapësh një video ose një foto, kap video 4K dhe shndërroje atë në një foto me rezolucion të lartë 8MP me vetëm një prekje falë opsionit 4K Video Snap.

3. Shijo përmbajtjen virtuale

Dëshiron të shohësh se çfarë po postojnë të tjerët me rezolucion të lartë dhe cilësi të ekranit? Lejoi orët e tua të shfletimit në mediat sociale të bëhen një kënaqësi e vërtetë me ekranin Super AMOLED me një shpejtësi të lartë rifreskimi deri në 120 Hz. Dhe pjesa më e mirë? Ti nuk duhet të shqetësohesh për lodhjen e syve, me funksionin Eye Comfort Shield që rregullon automatikisht temperaturën e ngjyrës së ekranit bazuar në përdorimin e mëparshëm të smartphone-it. Edhe kur mbrojtja e syve nuk është e aktivizuar, ekrani zvogëlon dritën blu në më pak se 12.5% pa cënuar cilësinë. E mahnitshme, apo jo?

4. Më në fund një bateri që zgjat

Smartphone-t Galaxy A72 dhe A52 nuk janë vetëm rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, por janë të dizajnuar me një kapacitet të shtuar të baterisë që mund të zgjasë deri në dy ditë. Nëse ke harruar karikuesin teksa udhëton, nuk do të të duhet të shqetësohesh për jetëgjatësinë e baterisë teksa shikon YouTube në autobus, tren ose aeroplan për të kaluar kohën.

5. Harrojini viruset – Samsung kujdeset për sigurinë tuaj

Ke frikë se orët e lundrimit në një smartphone do të sjellin ndonjë lloj virus? Do që të dhënat e tua private të jenë me të vërtetë të mbrojtura? Samsung Knox në smartphone-t Galaxy A mbron të dhënat personale në kohë reale. Edhe nëse e humbet smartphone-in tënd, askush nuk do të jetë në gjendje të hakojë ndonjë nga profilet e tua të mediave sociale ose të marrë kujtime të tjera të vlefshme dhe të dhëna delikate.

geek room