Ateroskleroza mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru dhe sëmundje kardiovaskulare.
Ju mund të mendoni se kolesteroli është “i keq”, por në të vërtetë ai bën të mundur që trupi të funksionojë siç duhet.
Kolesteroli udhëton nëpër trup në formën e grimcave të quajtura lipoproteina.
Lipoproteinat me densitet të ulët (LDL) janë të ashtuquajturat kolesterol “i keq”.
Nëse ka shumë LDL në gjak, ajo mund të kombinohet me substanca të tjera dhe të krijojë grumbullime në arterie të quajtur pllaka.
Pllakat ngushtojnë dhe ngurtësojnë arteriet dhe kjo gjendje quhet aterosklerozë.
Ateroskleroza mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru dhe sëmundje kardiovaskulare.
Lipoproteinat me densitet të lartë (HDL) janë lloji “i mirë” i kolesterolit.
Ato udhëtojnë përmes gjakut dhe çojnë grimcat e tepërta të LDL përsëri në mëlçi, duke parandaluar formimin e pllakave.
Ka disa mënyra për të matur nivelet e kolesterolit, duke përfshirë sasinë totale të kolesterolit në gjakun e një personi.
Por shumë mjekë testojnë në mënyrë specifike nivelet e kolesterolit ” të mirë”.
Ky test u jep atyre një pamje më të mirë rreth rrezikut që një person mund të ketë për sulm në zemër ose goditje në tru.
Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura, si bifteku, mund të rrisin nivelet e kolesterolit me kalimin e kohëse gjithashtu edhe veset dhe mënyraj juja e jetësës.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga arsyet se si kolesteroli i lartë mund të ndikojnë edhe në testet tuaja
Regjimi ushqimor
Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna të ngopura mund të rrisin nivelet e kolesterolit përkohësisht.
Mishi, bulmeti dhe ëmbëlsirat janë shembujt kryesorë.
Kjo është arsyeja pse para disa testeve të kolesterolit ju kërkohet që të agjëroni për nëntë deri në 12 orë.
Duhani dhe Alkooli
Pirja e duhanit ul nivelet e HDL, që do të thotë se trupi ka më pak kolesterol të mirë.
Nga ana tjetër, trupi zbërthen alkoolin përmes tretjes dhe mëlçia e ribashkon atë si kolesterol dhe trigliceride, një lloj tjetër yndyre. Prandaj, konsumimi i alkoolit mund të rrisë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve.
Pesha
Obeziteti është një faktor që tregon se jeni në rrezik për të pasur kolesterol të lartë.
Por rënia nga pesha mund të përmirësojë rezultatin e testit por edhe cilësin e jetës tuaj, pasi në këtë mënyrë ulen edhe nivelet e kolesterolit.
Sëmundje të ndryshme
Sëmundjet shëndetsore si sëmundjet e veshkave, sëmundjet e avancuara të mëlçisë dhe sëmundjet e tiroides mund të shkaktojnë probleme në testimin e niveleve të kolesterolit.
Medikamentet
Sipas specialistëve disa mjekime si për shembull ato për të trajtuar simptomat e menopauzës mund të rrisin nivelet e HDL.
Megjiithatë rritja e kolesterolit për shkak të terapisë me estrogjen, në përgjithësi nuk është një shqetësim.
Sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj rreth mjekimeve që merrni përpara se të bënin testin e kolesterolit./AgroWeb.org