Për të gjithë fansat e filmave horror, Netflix është munduar të sjellë filmat më të mirë në këtë platformë. Më poshtë do të listojmë 5 nga filmat më të mirë horror që mund t’i shikoni menjëherë në Netflix.

Child’s Play 2

Kukulla vrasëse Chucky arriti kulmin e saj me Child’s Play 2. Filmi i dytë ishte më i miri dhe më tepër i zgjuar se origjinali, duke treguar personalitetin “e hidhur” të Chucky. Por ajo gjithashtu shmang kalimin në një komedi të plotë, si në disa nga pjesët e mëvonshme.

I Am the Pretty Thing that Lives in the House

Vetëm nëpërmjet titullit, regjizori Oz Perkins krijon një një ndjesi shqetësimi. Ruth Wilson luan rolin e një shërbyese që kujdeset për personat e moshuar në një shtëpi që mund të jetë vendi i zhvillimit të eventeve tragjike të përshkruara në romanin e famshëm të autorit. Shërbyesja dhe fantazma e një gruaje që vdiq në këtë shtëpi zhvendosen në dhomat boshe dhe fatet e tyre ndërthuren.

The Perfection

Allison Williams dhe Logan Browning luajnë rolin e violinçelistëve që duelojnë në filmin horror psikologjik me mjaft të papritura The Perfection. Charlotte dhe Lizzie janë dy studentë nën kujdestarinë e një mësuesje tepër strikte, e cila provokon rivalitetin mes tyre.

His House

Disa refugjatë nga Sudani i Jugut përndiqen nga kujtimet traumatike dhe nga një shpirt i keq nga vendlindja e tyre, ndërkohë që ato zhvendosen në një shtëpi në Londër. Në këtë film përfshihet drithërima e shtëpive të pushtuara nga fantazmat me traumën familjare për të krijuar një histori mjaft të frikshme.

Hush

Para krijimit të serisë The Haunting of Hill House, Mike Flanagan drejtoi një thriller të tensionuar rreth një gruaje të shurdhër e cila lufton një hajdut të paepur. Paaftësia e gruas për të dëgjuar rrit suspancën e filmit duke krijuar një tension tek shikuesi.