Home AKTUALITET U gjet i vdekur në makinën e tij në Vlorë, detaje tronditëse...

U gjet i vdekur në makinën e tij në Vlorë, detaje tronditëse dalin për ngjarjen e rëndë. Burime: Dyshohet se ka dy ditë i vdekur, u asfiksua pasi ka qenë i pirë në makinë

50

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 45-vjeçarin e gjetur pa shenja jete në automjetin e tij të parkuar në lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se shtetasi E.Lazaj prej dy ditësh kërkoj nga familjarët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet me të.

Dyshohet se 45-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.

Ditën e sotme ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinë 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Lazaj.