Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e thirrur në interpelancë nga deputeti Artur Roshi i’u përgjigj disa pytjeve nga foltorja duke u fokusuar kryesisht te ndihma e dhënë. Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat nuk kurseu akuzat duke e cilësuar atë si ministren që ka punuar në favor të oligarkëve.

Tiranë- “A lëshon kupon tatimor Kryeministri Rama për shitjen e biznesit të tij ?A ka Kryeministri një nipt?”

Po biznesi i makinetave që ndeshim në çdo spital dhe institucion?

Me këto pyetje kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, kërkoi në interpelancë Ministren e Financave mbi ndikimin e pandemisë në ekonomi. Por në përgjigje Anila Denaj u fokusua te ndihma e dhënë

Anila Denaj :” Dhe sigurisht do ti mungojnë buxhetit të shtetit 50 milionë dollarë por për tu kthyer përgjigje pyetjes suaj, se në cilën anë qëndron qeveria, qëndron në anë të bizneseve.”

Por për Roshin, interpelanca u kërkua 8 muaj më parë dhe ndryshimi i pyetjeve erdhi për shkak të kohës së kaluar. Megjithatë ai  nuk ka kursyer as akuzat duke e cilësuar Denajn si ministren e oligarkëve.

Artur Roshi: “Po ektheni vendin në një biznes atraktiv vetëm për biznesin e pastrimit të parave dhe atë të mafies.”

 Nga foltorja e Kuvendit Ministrja ironizoi edhe programin e Partisë Demokratike.

Anila Denaj: ”Nuk besoj që ka  sot rroga 26 mijë lek në asnjë biznes nëse ka atëherë duhet të shkoni ju i pari së bashku me administratën tatimore të shkoni dhe ta vlerësoni nëse ka formalizim.”

Një prej çështjeve të prekura nga deputeti ishte dhe rritje pagës minimale në një periudhë të vështirë nga pandemia, por për Denajn ekonomia informale është një plagë e Shqipërisë.

Anila Denaj:“Do të jenë ata se kush do të çojmë më përpara mandatin e trete dhe jo programet që gatuajnë në kuzhina legante dhe që mund të jenë subjekte e filmave për tu parë.”

Duke folur për arritjet e qeverisë gjatë vitit që lam pas, ministrja u shpreh se numri i të punësuarve dhe bizneseve pavarësisht krizës është rritur krahasuar me 2019-ën.

Oranews