Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e tij dhe si pasojë është përplasur me murin e rrugës dhe është permbysur.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Paulesh.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /Egnatia News

(foto ilustruese)