Qyteti i Beratit është tronditur mesditën e sotme kur një burrë 50-vjeçar, ka kërcënuar se do të hidhej nga pallati.
Bëhet me dije se burri ka hipur në tarracë dhe kërcënon se do hidhet nga 5-katëshi. Ajo që e ka çuar Adrian Dardhën në këtë vendim është se prej tre vitesh jetonte në një pallat, ndërsa tani I ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një vend tjetër.
Mirëpo 50-vjeçari refuzon të lërë banesën që ka duke pretenduar se është e tija