Kalaja në qytetin e Elbasanit është një nga atraksionet më të veçanta për turistë të cilët vizitonin Elbasanin, edhe pse me një histori të lashtë dhe trashëgimi kulturore tepër të vyer, sot gjurmët e tyre janë të zhdukura. Sot kalaja nuk përmban asnjë identitet të saj. Kjo për qytetarët elbasanas është tepër e rëndë pasi për ta kalaja tregon vjetërsinë dhe kulturën e qytetit të Elbasanit. Ata shprehen për Egnatia News së Bashkia Elbasan është përgjegjëse për prishjen e infrastrukturës së Kalasë pasi nuk duhej të lejonte ndërtime të reja që bien ndesh me zonën muzeale.

Përveç problematikës së infrastrukturës së prishur, zona e Kalasë së Elbasanit është duke shkuar drejt shpopullimit nga banorët autokton.