E kundërta është e vërtetë për karbohidratet komplekse. Ato janë të pasura me fibra dhe mund të ndihmojnë në uljen e peshës dhe inflamacionit në trup.

Karbohidratet mund të jenë të thjeshta (si tek ushqimet e bëra me miell të bardhë ose sheqer të shtuar) ose komplekse (si tek perimet, frutat dhe drithërat).

Karbohidratet e thjeshta treten më shpejt dhe shkaktojnë një rritje më të madhe të sheqerit në gjak. Ndërsa karbohidratet komplekse absorbohen më ngadalë dhe kanë një efekt më të vogël në rritjen e sheqerit në gjak.

Karbohidratet e thjeshta, janë llojet e karbohidrateve që mund të çojnë në shtim në peshë, inflamacion, lodhje, ndryshime humori dhe sëmundje kronike.

E kundërta është e vërtetë për karbohidratet komplekse. Ato janë të pasura me fibra dhe mund të ndihmojnë në uljen e peshës dhe inflamacionit në trup.

Përpjekja për t’i kufizuar ato, mund të ketë disa efekte negative në shëndetin tuaj, të cilat ndoshta nuk i prisni.

AgroWeb.org ju njeh me gjashtë shenjat që tregojnë se ju nuk po konsumoni mjaftueshëm karbohidrate.

Mund të keni shqetësime në sistemin tretës
Drithërat, frutat dhe perimet, sigurojnë fibra që e mbajnë sistemin tuaj tretës të shëndetshem dhe bëjnë të mundur lëvizjen e zorrëve në mënyrë të rregullt.

Mungesa e fibrave lidhet me shumë sëmundje të sistemit tretës, ndër to edhe me sindromën e zorrëve të irrituara.

Simptomat përfshijnë ngërçet e barkut, fryrje dhe kapsllëk ose diarre.

Jeni të uritur gjatë gjithë kohës
Nëse ndiheni ende i uritur pas një vakti, ju mund të keni nevojë për më shumë karbohidrate në tryezën tuaj.

Moskonsumimi i mjaftueshëm i karbohidrateve mund të shkaktojë uri. Ndërsa vaktet e ekuilibruara me karbohidrate, proteina dhe yndyrë, ndihmojnë me reduktimin e urisë.

Keni uri të shtuar gjatë natës
Kur kufizoni ushqimet e pasura me karbohidrate gjatë gjithë ditës, ju me shumë mundësi vëreni një uri të shtuar gjatë natës.

Në mënyrë që ju të mposhtni ndjenjën e urisë gjatë natës, duhet të konsumoni vakte ku të përfshihen karbohidratet komplekse.

Ndiheni nervoz
Mikrobioma e zorrëve, e cila përbëhet nga triliona baktere, është magjepsëse kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj.

Ajo që mund të mos kuptoni, është se kjo mikrobiomë (që ndikohet nga ushqimet që konsumoni) luan një rol në rregullimin e neurotransmetuesve të humorit si serotonina dhe dopamina.

Karbohidratet komplekse stimulojnë prodhimin e hormonit të lumturisë, serotoninës.

Lajmi i mirë është që trupi juaj mund të fillojë të krijojë një mikrobiotë të re të zorrëve brenda 24 orësh, vetëm duke ndryshuar atë që hani.

Konsumoni ushqime të pasura me fibra, veçanërisht ato që janë burime të prebiotikëve, të cilët veprojnë si ushqim për bakteret e shëndetshme të zorrëve. Si për shembull bananet, mollët, preshi, tërshërëa dhe patatet e ëmbla.

Nuk keni energji
Karbohidratet janë burimi i preferuar i trupit tuaj për më shumë energji.

Nëse nuk konsumoni mjaftueshë karbohidrate, truri juaj mund ta ketë të vështirë të përqëndrohet dhe ju të ndiheni të pafuqishëm.

Bëni gjumë të lehtë
Një studim i ri, zbuloi se nëse nuk kosumoni mjaftueshëm fibra, ju mund të bëni gjumë më të lehtë. I cili nuk ju rikuperon sa duhet dhe është më i çrregullt./AgroWeb.org