Shiu nuk pushon në zonat e Emilia-Romagna të prekura nga moti i keq i ditëve të fundit. Mediat italiane raportojnë për 6 të vdekur.
Në zonën Molinella, ura Motta që lidh lokalitetin Motta-Budrio me San Martino në Argine u shemb për shkak të përmbytjes së lumit Idice. Autoritetet rekomandojnë që njerëzit të mos afrohen në zonën e prekur.
Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur gjithashtu me reshje të dendura të shiut gjatë javëve të fundit, me lumenjtë Una dhe Krushnica që kanë dalë nga shtrati.
Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska, Krupa dhe Bihaq.
Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë. Disa zona kanë mbeture pa energji elektrike; ka pasur evakuime të banorëve, ndërsa shkalla e dëmeve nuk dihet.
Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë mobilizuar për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, me ekipet që po shpërndajnë edhe ushqime te qytetaret e bllokuar.
Kryeministri kroat, Andrej Plenoviq ka bërë të ditur se qeveria do të ndajë fonde për të ndihmuar personat e prekur nga vërshimet.