Bayern Munich në bashkëpunim me kompaninë Adidas ka prezantuar fanellën e tyre të parë zyrtare për sezonin e ardhshëm 2023/24.

Bavarezët kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe njëra nga to ka qenë prezantimi i fanellës së parë, asaj që njihet për ndeshjet si vendas.

Në bashkëpunim me partnerin e tyre shumëvjeçar, Adidas, Bayerni ka prezantuar fanellën e tyre, e cila dominohet nga ngjyra e bardhë, e kombinuar me të kuqen.

Baza e pastër e bardhë e fanellës me mëngë të kuqe të theksuara i bën nderim fanellës së parë të veshur nga klubi në sezonin e tyre të parë në Bundesligë më 1965.

Ky komplet tërësisht i ri i përmban elemente unike të dizajnit si një mesazh brenda jakës, i cili lexon “e kuqe dhe e bardhë për jetën”.

Ai i referohet një prej akteve nënligjore të klubit që fanellat e para ato të ndeshjeve si vendas duhet të kenë bardh e kuq.

Fanella e Bayern Munich për sezonin 2023/24 është në dispozicion për t’u blerë qysh tani nga Adidas dhe dyqanet zyrtare të klubit.