6 turistë kanë mbetur të bllokuar në Vermosh pasi rrugët jane të izoluara nga dëbora e cila arrin deri në gjysmë metri, e ndërsa temperaturat shënojnë -15 gradë celsius. Ata janë bllokuar në mjetin e tyre ndërkohë që bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk kanë ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar në kushtet e të ftohtit ekstrem, raporton Faxweb.al.

Gjate natës ka pasur rreshje te dendura dëbore dhe erëra te forta çka ka bërë që rrugët  e fshatrave veriore të ngrijne duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Janë rreth 20 km rrugë që lidh fshatrat Tamarë, Vermosh , Lëpushë dhe Selcë e cila është e bllokuar nga dëbora dhe fshatrat janë totalisht të izoluar .

Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese, që të mund të ndihmojë në zhbllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë që prej dy ditësh zona e Vermoshit, Budaçit  dhe e Lepushes është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

FAX WEB