Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas votimit, ka dhënë edhe një prononcim për mediat.

Kurti ka thënë se sot është dita e fjalës së qytetarëve, teksa shton se këtë të dielë Kosova i kthehet popullit.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme siç do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë që më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur, këtë të dielë i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashurinë për vendin duhet të votojmë.

Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka thënë Kurti.

Më herët kanë votuar edhe Enver Hoxhaj nga PDK, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj.

ora tv

Previous article6 turistë lëshojnë alarmin SOS, mbeten të bllokuar me makinën e tyre në Vermosh, zona totalisht e izoluar
Next articleVendi i izoluar nga bora dhe ngricat, reagon Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura janë në gjendje gadishmërie, ja çfarë presim në ditët në vijim