Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës. Deri më tani, janë numëruar 66 kuti votimi nga 101 në total.

Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.