Rreshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar problem të shumta në bashkinë e Gramshit . Raportohet se të paktën 7 fshatra të kësaj bashkie janë të bllokuar nga dëbora e cila në disa prej tyre ka arritur trashësinë deri në 80 cm kryesisht në fshtrat Lenie,Kukur,Skëndërbegas.

Si pasojë e reshjeve të shoqëruara edhe më erë të fortë kanë mbetur pa energji elektrike 4 fshatra prej më shumë se 24 orë. Për shkak të terrenit malor dhe trashësisë së madhe të dëborës është e vështirë ndërhyrja për pastrimin e rrugëve që të çojnë drejtë këtyre fshatrave.

Shtabi I emergjencave civile është në gadishmëri dhe po mundohet të jetë në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve. Sa I takon bashkive të tjera të qarkut të Elbasanit edhe në zonat malore ka patur reshje të dendura dëborë gjatë 48 orëve të fundit por që nuk raportohet për rrugë të bllokura. Në aksin Stëblevë-Klenjë rekomandohet lëvizja me zinxhirë./Egnatia news