Një grua në Britani ka thënë në gjykatë se qëlloi për vdekje bashkëshortin pas një debati për ushqimin “fshatar” që kishte përgatitur për ditëlindjen e saj.
66 vjeçarja Penelope Jackson, ka pranuar vrasjen e bashkëshortit 78 vjeçar David Jackson, por thotë se më parë kishte tentuar vetëvrasjen për të shpëtuar nga marrëdhënia e dhunshme e disa dekadave.
Konflikti i tyre i fundit nisi gjatë darkës së çiftit të moshuar në lidhje direkte në distancë gjatë kohës së izolimit të pandemisë, me bijën e tyre dhe bashkëshortin e saj.
Jackson tha në gjykatën e Bristol se e kishte humbur toruan kur David ishte tallur me disa shtesa që ajo i kishte bërë ushqimit të blerë më herët, duke e qëlluar për vdekje.
Gruaja thotë se pas darkës kishte shkuar për të fjetur me thikën me vete duke dashur të vriste veten.
Por ndryshoi mendim dhe vendosi të therte bashkëshortin kur ai vinte në lojë edhe kërcënimet e saj për vetëvrasje.