Projekti i fundit i Billie Eilish mund t’i bëjë fansat që i duan parfumet më të lumtur se kurrë.

Dje (e mërkurë), ylli i popit njoftoi në Instagram se do të publikojë aromën e saj të parë, Eilish, duke e quajtur aromën që do të dalë së shpejti “aroma më e preferuar në botë”.

“Parfumet kanë qenë një nga gëzimet e mia më të mëdha në jetë, dhe unë gjithmonë kam dashur ta bëj një”, i tha Vogue 19 vjeçarja. “Dhe jo si Billie Eilish, as si artiste, as si këngëtare. Doja të bëja një parfum për të pasur një parfum. Nuk ka të bëjë me mua, unë thjesht e markoj atë në mënyrë që njerëzit ta shohin atë”.

Aroma me të njëjtin emër përmban kakao, erëza të buta dhe vanilje – “Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me vaniljen, që kur isha fëmijë dhe nëna ime më mësonte të piqja”, tha ajo tutje.

Ylli gjithashtu tha për Vogue se ajo dhe babai i saj të dy kanë sinestezi, një fenomen që shkakton ndërthurjen e shqisave të ndryshme, përfshirë nuhatjen dhe shikimin.