Një burrë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Ai ka qenë duke ecur në rrugë kur është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Referuar njoftimit të Policisë, dyshimet janë se ky shtetas vuante nga tensioni dhe vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.