Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se vendimi i Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë ka të bëjë me vetë politikat e kryeministrit Rama, i cili sipas Berishës, edhe mandatin e tretë e vodhi, dhe nuk e fitoi.

Sipas Berishës, , nuk është Bullgaria shkaku i mos-hapjes së negociatave,  por mandati i tretë i rrëmbyer nga Edi Rama. Ndërsa shton në postimin e tij, se me kryeministrin Rama negociatat nuk do të hapen kurrë.

Postimi i plotë:

Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.

Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!

Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!

Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise! #sb