Vlerësohen mësuesit për kontributin e tyre
Me rastin e festës së mësuesit në gjimnazin Vasil Kamami u organizua një aktivitet i cili si qëllim kishte vlerësimin për figurën e mësuesit.
Për të shprehur vlerësimet e tyre për mësuesit,gjimnazistët kishin zgjedhur një mënyrë kreative, secili prej tyre përmes punimeve të ndryshme kishte shprehur mirënjohjen për ata që çdo ditë janë krah tyre për ti ndihmuar në proçesin e mësimnxënies.
Drejtoresha, Anjeza Çerri mes emocionesh falenderoi kolegët e saj që çdo ditë punojnë me të rinjtë.
Ndoshta jo çdo ditë, por në ditën e tyre edhe mësuesit u emocionuan nga fjalët e ngrohta të nxënësve që sot nuk I dhuruan vetëm buqeta me lule por gjithashtu shumë dashuri.
Edhe mësuesit nga ana e tyre nuk mundën ti shmangnin emocionet.
Si një mënyrë për të falenderuar mësuesit për disa u ndanë edhe çertifikata mirënjohjeje për vitet e karrierës që kanë në fushën e arsimit. Gjimnazistët kishin përgatitur edhe një concert me tematike të përshatur për 7 Marsin.
Edhe pse vitet kalojnë Elbasani vijon të mbetet “qyteti i mësuesit” nga ku kanë dal edhe figura të shquara të shkencës dhe letërsisë.