Home ELBASANI SOT VIDEO/BORË NË GRAMSH, 7 FSHATRA TË IZOLUARA

VIDEO/BORË NË GRAMSH, 7 FSHATRA TË IZOLUARA

18

Mungon energjia në disa prej tyre

Rreshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar problem të shumta në bashkinë e Gramshit . Raportohet se të paktën 7 fshatra të kësaj njësie administrative janë të bllokuar nga dëbora e cila në disa prej tyre ka arritur trashësinë deri në 80 cm kryesisht në fshtrat Lenie,Kukur,Skëndërbegas. Si pasojë e reshjeve të shoqëruara edhe më erë të fortë kanë mbetur pa energji elektrike 4 fshatra prej më shumë se 24 orë. Për shkak të terrenit malor dhe trashësisë së madhe të dëborës është e vështirë ndërhyrja për pastrimin e rrugëve që të çojnë drejtë këtyre fshatrave. Shtabi I emergjencave civile është në gadishmëri dhe po mundohet të jetë në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve. Sa I takon bashkive të tjera të qarkut të Elbasanit edhe në zonat malore ka patur reshje të dendura dëborë gjatë 48 orëve të fundit por që nuk raportohet për rrugë të bllokura. Në aksin Stëblevë-Klenjë rekomandohet lëvizja me zinxhirë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të parandaluar aksidentet.

Kushtet e vështira atmosferike kanë përfshirë vendin ,ndërsa në disa zona ka reshje bore në zonat malore dhe shiu.

Ndërkohë në rrugën e quajtur “Shkalla e zezë” ka pasur edhe rrëshqitje.

 Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat maloreqarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve nga bora por dhe nga rënia e materialeve në rrugë si në “Shkallën e zezë” ku ka pasur rrëshqitjeDrejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore