Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Pogradec në afërsi të tregut.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari me iniciale L.P mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.