Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi. Sipas policisë ajo akuzohet për tri vepra penale, konkretisht:

“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”;“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”; dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.