Huawei ka lançuar HarmonyOS 2.0 për të gjithë pajisjet e saja, dhe Androidduhet të shqetësohet. Më poshtë do të listohen të gjitha informacionet që kemi marrë rreth këtij sistemi operativ.

Çfarë është HarmonyOS?

Ky sistem operativ është dizenjuar duke patur në mendje komunikimin mjaft të mirë ndërmjet pajisjeve të ndryshme, si TV, smartwatches, tabletët dhe smartphone-t, performancën dhe sigurinë.

Kur do të lançohet HarmonyOS?

Fillimisht, HarmonyOS u prezantua në 2019 për disa pajisje të përzgjedhura. Më pas, në qershor të 2021 sistemi operativ u lançua zyrtarisht për smartphone-t dhe smartwatches Huawei.

Cilët smartphone do të përdorin HarmonyOS?

Për momentin, Huawei sqaroi se ky update do të vijë tek të gjithë pajisjet me 4GB RAM. Në fund të vitit 2021 HarmonyOS 2.0 do të ofrohet për pajisjet me mbi 4GB RAM, duke bërë të mundur që kompani të tjera të zgjedhin atë në vend të Android.

Si të shkarkoni HarmonyOS?

Nëse ju keni një pajisje Huawei, ju mund të shkarkoni HarmonyOS 2.0 përmes aplikacionit My Huawei. Më pas mjafton të ndiqni instruksionet e dhëna. Nëse smartphone juaj nuk është në listën e smartphone-ve të suportuara, atëherë ju nuk mund ta instaloni atë.

A ja vlen të përdorim HarmonyOS?

HarmonyOS është i bazuar në open source code të Android, dhe për këtë arsye ai duhet të jetë mjaft i mirë. Megjithatë është ende herët për të dhënë një verdikt.

A mund të instaloj aplikacionet e Android në HarmonyOS?

Sipas raportimeve të konfirmuara nga Huawei, HarmonyOS do të lejojë përdoruesit të përdorin aplikacionet për Android. Megjithatë ata nuk do të kenë akses në Play Store, për shkak të dënimit që është ende në fuqi.

A mund ta zëvëndësojë HarmonyOS Android-in?

Në disa vende të botës kjo gjë do të jetë e mundur. Megjithatë HarmonyOS ka shumë punë për të bërë pasi Android është sistemi operativ më i përdorur në botë, dhe përdoruesit nuk do ta kenë të lehtë ta zëvëndësojnë atë.

A do të mbështesë HarmonyOS Google Play Services?

Siç u përmend dhe më sipër, ju do të keni mundësinë të instaloni aplikacione të Android në HarmonyOS, por aplikacionet e Google si GmailGoogle Maps dhe YouTube nuk do të instalohen në këtë sistem operativ.

geek