Në 24 orët e fundit në vendit tonë janë regjistruar 82 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve njofton se nga 851 testime të kryera, të infektuar rezultuan 34 qytetarë në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Janë 480 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.  Ndërsa janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Prill 2022)
Raste të reja ditore           82
Të shëruar në 24 orë        71
Të shtruar në spitale         16
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   851

Testime totale               1,778,617
Raste pozitive                   273,759
Raste të shëruara             269,787
Raste Aktive                            480
Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             236
Vlorë               63
Fier                  56
Gjirokastër      34
Durrës              20
Elbasan           18
Berat                14
Shkodër           13
Kukës                9
Korçë                 8
Lezhë                 5
Dibër                  4