Tre persona të shpallur në kërkim për veprën penale vjedhja janë arrestuar nga policia e Lezhës.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të arrestuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Serial” janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

  • Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;
    •Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;
    •Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al