Nëse ka një gardërobë që do të donim ta kishim tani, është ajo e Margot Robbie. Të dielën e kaluar, aktorja mori pjesë, mes personazheve të tjerë të famshëm, në ndarjen e çmimeve të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila u rikthye në Los Angeles dhe Qendra Higland me një tapet të kuq plot shkëlqim dhe paraqitje verbuese.
Margot vodhi pamjen duke zgjedhur një fustan të thjeshtë por mbresëlënës nga koleksioni më i njohur i momentit, Bottega Veneta. Me një shpatull dhe një të çarë të theksuar në mes, fustani i gjelbër ulliri me xhufka ishte një tjetër kujtesë e stilit të saj të pametë. Me ndihmën e stilistes së saj, Kate Young, ylli i filmit të shumëpërfolur “Barbie”, i cili do të shfaqet në kinema në vitin 2023, vazhdon të jetë një burim frymëzimi stilistik si për pamjet tona të përditshme ashtu edhe për ato të mbrëmjes.